LAJMI I FUNDIT:

Fronti opozitar shqiptar: Zona industriale e Vizbegut po bëhet qendër bixhozi e Maqedonisë së Veriut

Fronti opozitar shqiptar: Zona industriale e Vizbegut po bëhet qendër bixhozi e Maqedonisë së Veriut

Partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa thonë se zona industriale e Vizbegut po bëhet qendër bixhozi e Maqedonisë së Veriut. Këto parti sot në konferencë për shtyp thanë se “zonën industriale të Vizbegut që hesnafët me shumë mund e ndërtuan me dekada, Artan Grubi po e kthen në qendër të bizneseve të fëlliqura”.

Sipas tyre, lotaria e Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga njerëzit më të afërt të Artan Grubit, së shpejti pritet të zhvendoset në zonën industriale Vizbeg të Shkupit.


“Media ndërkombëtare Radio Evropa e Lirë njofton se Lotaria e Maqedonisë së Veriut ka lidhur marrëveshje që të shfrytëzojë hapësira pikërisht këtu në zonën e Vizbegut ku ndodhemi edhe sot dhe do të vazhdojë të funksionojë në këtë pjesë të qytetit në 10 vitet e ardhëshme. Për këtë qëllim nga buxheti tashmë janë ndarë 2.6 milionë euro”.

“Në fakt, objekti dhe hapësira rreth saj në prill të këtij viti janë blerë nga kompania “Hej dooel”, e themeluar në shkurt të këtij viti, me drejtues Armin Mashoviq, partner i dikurshëm i Erxhan Sulkoski në “Pacifik Petrolium”, për të cilin mediumet kishin informuar se ishte i afërt me familjen e Ali Ahmetit. Pra, Lotaria e Maqedonisë së Veriut do të pozicionohet përskaj rrugës Shkup – Bllacë, ku tashmë funksionojnë disa kazino, numri i të cilëve dita ditës po shtohet”, thanë përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare.

Ata deklaruan se zona industriale Vizbeg, sipas të gjitha gjasave do të shndërrohet në një Las Vegas, kurse këtë plan po e realizojnë Artan Grubi dhe BDI.

“Nëse deri dje kishte dilema pse kërkesat e bizneseve shqiptare të kësaj zone shpërfilleshin totalisht nga BDI dhe funksionarët e saj, tanimë gjithçka po bëhet e qartë. Ata paskan pasur në kokë një plan tjetër për këtë zonë. Ta bëjnë qendër të bixhozit”.

“Këtë zonë që biznesmeni i ndershëm shqiptarë, hesnafët, me shumë mund e ndërtuan me dekada të tëra, Artan Grubi dhe BDI brenda natës kanë vendosur ta shndërrojnë në zonë të kazinove, kredive të shpejta, hoteleve e moteleve”.

“Kjo zonë që deri tash është dëgjuar vetëm për lajme pozitive, storje të suksesshme, Artan Grubi ka vendosur ta bëjë zonë të problemeve, vrasjeve e punëve të fëlliqura, sepse kazinotë kështu pasoja sjellin”, thanë ata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori