Frizura simite është arsyeja se përse jeni ende beqar

Njëherë kishte filluar si çdo stil tjetër i flokëve, por së shpejti ishte bërë “fuqia juaj”. Aq më e madhe, aq më bukur, mendonit...
Ky stil i flokëve kishte filluar të bëj bujë qysh në vitin 2014, ku femrat ishin çmendur pas paraqitjes së aktorit Jared Leto. Mirëpo, gjatë këtij rrugëtimi, gjërat filluan të shkonin në rrugën e gabuar, pasi që meshkujt mendonin se çdo njeri mund të duket po aq atraktiv sa Jared Leto, transmeton Telegrafi.
Ata filluan të mendonin se mund ta mbanin një stil të tillë të flokëve, pa pasur njohuri për zbutësit e flokëve dhe lidhëset e padëmshme të flokëve.
Së shpejti, frizura simite u shpërnda gjithandej! Në çdo qytet, në çdo shtet! Por, tani ka dëshmi që është koha t’i vie fundi kësaj frizure, pasi që ky stil i flokëve është duke i parandaluar meshkujt të gjejnë fatin e jetës... ose të paktën të bëjnë seks të rastësishëm.
Studimi i ri ka zbuluar se femrat në Tinder, Bumble dhe Happn, i shohin meshkujt me flokë simite si më pak të dëshirueshëm për seks. Prandaj, nëse jeni duke provuar ta gjeni dashurinë e jetës përmes internetit, mos pritni që kjo frizurë do t’ju ndihmoj.
Përderisa filloni të ndryshoni stilin e flokëve dhe duke zbuluar mënyra për të pasur sukses në “botën e dashurisë”, studimi gjithashtu ka zbuluar se meshkujt që vënë xhaketa të kostumit, xhinse të ngushta dhe të kaltra, janë më tërheqës për femrat. /Telegrafi/










































