Një nënë e dy fëmijëve po rrezikohet të dënohet me burgim pasi që refuzoi t’i dërgojë fëmijët në shkollë, por rrëfimi i saj nuk përfundon me kaq – ajo rrezikohet të dënohet edhe me një gjobë në vlerë prej 3 mijë eurove.

Katy Simpson, 29-vjeçe, ka vendosur t’i mbajë në shtëpi - të birin Damien dhe vajzën Alisha (që të dy 6 vjeç), transmeton Telegrafi


Ajo po frikësohet se nëse infektohet me coronavirus, mund të vdesë nga astma, diabeti dhe problemet me gjëndrën tiroide.

2 84

Siç raporton Daily Mail, ajo shumë pak ka dalë nga shtëpia që kur ka shpërthyer pandemia e coronavirusit në mars në Britani të Madhe.

E një zyrtar i shkollës ku ndjekin fëmijët e saj mësimet, i ka dërguar një paralajmërim të gjykatës se duhet t’i dërgojë fëmijët në shkollë.

Ajo u kishte thënë mësuesve të shkollës në qytetin Redcar në Yorkshire, se do të “vdesë nëse preket nga infeksioni i coronavirusit”.

3 62

Sipas ligjeve që janë në fuqi në Britani të Madhe, prindërit që nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë pa ndonjë arsyetim, thyejnë ligjin dhe rrezikohen të dënohen me para por edhe me burgim.

Megjithatë Simpson thotë se nuk e ka ndërmend t’i kthejë fëmijët e saj në shkollë, edhe pse aktualisht është e papunë dhe rrezikohet të dënohet deri në tre muaj me burgim. /Telegrafi/