Një djalë i ri afro-amerikan nga Connectitut i SHBA-së ishte duke luajtur basketboll në oborrin e shtëpisë së tij – teksa kapet nga kamerat duke u fshehur nga një makinë e policisë – e cila po kalonte përgjatë rrugës në ato momente.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet u kapën nga babai i 10 vjeçarit, Stacey Pierre-Louis, i cili vëzhgoi kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e tyre në qytetin Trumbull.

Djali i tij, Eliah, dukej i lumtur që po gjuante me top drejt koshit, tek papritmas diçka ia zuri syrin atij.

Eliah stood absolutely still until the patrol car had driven out of sight

Ai shpejt vrapoi për t’u fshehur pas makinës së familjes, e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë, së tyre.

Në momentin që makina patrulluese u largua, ai doli sërish dhe e vazhdoi lojën e tij. /Telegrafi/