LAJMI I FUNDIT:

Frika nga lufta bërthamore, Japonia nis stërvitjet

Frika nga lufta bërthamore, Japonia nis stërvitjet

Për herë të parë, në Japoni është vendosur të kryhen stërvitje evakuimi, teksa shtohen kërcënimet për luftë bërthamore.

Ushtrimi që do zhvillohet në Mars, do të fokusohet te njerëzit, të cilët do të trajnohet për të gjetur strehimoret në një kohë shumë të shpejtë para një goditje të mundshme nga raketat.


Kjo vjen pas kërcënimeve nga Koreja e Veriut se, së shpejti do të ketë gati një raketë e aftë për të goditur çdo kontinent.

Në fjalimin e tij të Vitit të Ri, lideri suprem i vendit, Kim Jong-un, tha se ushtria e tij është në fazat e fundit të zhvillimit të raketës ICBM.

Në Japoni, pas përdorimit të sistemit të paralajmërimit J-Alert (altoparlantëve në qytetet e të gjithë vendit,) qytetarët do stërviten që brenda 15 minutave të jenë në gjendje të gjejnë strehim.

Përveç sistemit J-Alert, njerëzit gjithashtu do të njoftohen me anë të mesazheve të drejtpërdrejtë në telefonat e tyre celularë.

Edhe pse Koreja e Veriut nuk ka bërë në të vërtetë ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Japonisë, Kim ka deklaruar se ai mund të synojë bazat ushtarake në Japoni e SHBA.

Diktatori koreano-verior ka urdhëruar kryerjen e testeve në drejtim të Detit të Japonisë, duke përfshirë një në 5 shtator, kur është planifikuar të përfshihen tre raketa balistike, transmeton syri.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka vënë sanksione të reja kundër Koresë së Veriut për shkak të testeve të saj bërthamore.