LAJMI I FUNDIT:

Frigoriferi me 1.650 doza të vaksinës kundër coronavirusit prishet në Washington, nga frika se mund të shkojnë dëm – klinikat u bëjnë thirrje qytetarëve të lajmërohen për t’i marrë

Frigoriferi me 1.650 doza të vaksinës kundër coronavirusit prishet në Washington, nga frika se mund të shkojnë dëm – klinikat u bëjnë thirrje qytetarëve të lajmërohen për t’i marrë

Qindra amerikanë iu “sulen” klinikave në Washington për ta shfrytëzuar rastin që ta marrin vaksinën kundër COVID-19, pasi një frigorifer ishte prishur dhe mijëra doza rrezikonin të hidheshin në mbeturina nga frika se do të prishen.

Një alarm u ndez të mërkurën kur një frigorifer që mbante 1.650 doza të vaksinës Moderna në Kaiser Permanente të Seattle – që nuk u administrua siç duhet dhe vaksinave pritej t’ju skadonte afati pas disa orëve, transmeton Telegrafi.

Kështu zyrtarët e spitalit kontaktuan dy universitet dhe qendra medicinale në Washington, duke u kërkuar nëse duan të marrin vaksinat dhe t’ua japin qytetarëve më të afërt të atyre zonave.


Qendrat menjëherë bën njoftimin në mediat sociale, duke u kërkuar të gjithëve që duan ta marrin vaksinën që të lajmërohen.

Pa kaluar shumë kohë, turma e qytetarëve u mblodh para dyerve të qendrave – madje disa ishin të veshur me pizhame. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori