LAJMI I FUNDIT:

Fraza kryesore të cilën gjithmonë do të duhej ta thoni në bisedën për punën e re

Fraza kryesore të cilën gjithmonë do të duhej ta thoni në bisedën për punën e re

Të gjithë kandidatët për punë e dinë se si fillon intervista – duhet të jeni aty në kohë, të jeni të buzëqeshur dhe të keni shtrëngim të fortë me rastin e përshëndetjes me dorë

Nga ana tjetër, është pak e vështirë të dini se si kjo bisedë do të duhej të përfundonte.


Në vazhdim të tekstit po ju zbulojmë se cila frazë mund t’jua hap dyert e kompanisë suaj të ardhshme, transmeton Telegrafi.

Bëhuni të drejtpërdrejtë

Suzy Welch, autore e disa nga titujve më të shitur nga sfera e menaxhmentit, thekson se si disa minuta të fundit të bisedës për punë zakonisht vendosin për atë se a do ta fitoni vërtet atë punë.

Fatmirësisht, ekziston diçka që gjithmonë mundeni ta thoni në sekondat e fundit, ndërkaq të lini përshtypje pozitive te punëdhënësit tuaj potencialë të ardhshëm.

“Kur t’i keni treguar të gjitha ato që keni pasur dhe personi i cili ju ka intervistuar ju komunikon që ky është fundi i bisedës, mos thoni vetëm “faleminderit” dhe të shkoni. Para se të dilni , thoni “unë vërtet e dua këtë punë”, thotë Suzy Welch.

Me siguri mendoni që sinqeriteti i tillë tingëllon tepër pikëllues, mirëpo mundësia për sukses në këtë rast është më e madhe (dhe më e rëndësishme) se vetë rreziku.

iStock

Tri gjërat që asnjëherë nuk duhet t’i thoni në një intervistë pune
Lexo po ashtu Tri gjërat që asnjëherë nuk duhet t’i thoni në një intervistë pune

Ta sqarojmë pak se çfarë efekti ka kjo fjali. Ekspertëve të cilët udhëheqin intervistën, kjo deklaratë u tregon tri karakteristika tuaja të cilat me siguri edhe i kërkojnë te i punësuari i tyre – sinqeritetin, guximin dhe modestinë.

“Çiltëria e këtillë sjell notë freskuese dhe sinqeritet dhe gjithmonë prek njerëzit në mënyrë pozitive”, thekson Welch.

Për këtë ekziston arsye e mirë. Zmbrapsja nga ndonjë fjalim i parapërgatitur dhe i prezantimit robotik tregojnë autentitetin, cilësinë të cilat sot janë gjithnjë e më të rralla.

Gjithashtu, shfaqja e fuqishme e dëshirave tuaja tregon edhe guximin.

“Ata të cilët dëgjojnë deklaratën e këtillë, dinë që është e vështirë të thuhet. E dinë që për të është e nevojshme të kenë guxim dhe prandaj do t’ju mbajnë në mend”.

shutterstock

Pyetjet që Elon Musk, Richard Branson dhe njerëzit tjerë të suksesshëm ua bëjnë kandidatëve gjatë intervistave
Lexo po ashtu Pyetjet që Elon Musk, Richard Branson dhe njerëzit tjerë të suksesshëm ua bëjnë kandidatëve gjatë intervistave

Menaxherët vlerësojnë të punësuarit të cilët tregojnë guxim në punë, qoftë nëpërmjet iniciativës, qoftë nëpërmjet shfaqjes së qartë të mendimeve. Aq më parë, çiltëria e këtillë dëshmon që nuk jeni tepër krenarë dhe që jeni të vetëdijshëm përse vërtet gjendeni aty.

Atyre të cilët do të zgjedhin kandidatin e përsosur për punë kjo ju dërgon porosinë që gjithsesi e dini që ata janë të cilët marrin vendime përfundimtare. Dhe kjo, megjithatë, tregon që jeni modest dhe që ndaj tyre keni respekt.

“Tregoni përse jeni zgjedhja më e mirë dhe jepni çdo gjë nga vetja, ndërkaq në fund të bisedimit kujdesuni që të dinë edhe se si vërtet ndiheni”, këshillon Suzy Welch. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori