Nëse dëshironi që të freskoheni dhe me atë rast t’i bëni mirë trupit tuaj, bananet do të jenë zgjedhja e përsosur për desert të ftohtë veror

Përmbajnë vitaminën e grupit B, vitaminat C dhe E, beta-karoten, por janë të pasura edhe me kalium, magnez dhe fibra, transmeton Telegrafi.


Përbërësit e nevojshëm:- 2 banane;- 2 dl qumësht;- 2 kupa akullore nga çokollata;- 4 lugë ajkë të ëmbël të rrahur;- 2 lugë biskota të bluara;- thërrmija çokollate.

banana almond smoothie flc 2016

Mënyra e përgatitjes:

1. Shtypni bananet, shtoni qumështin dhe përbërësit e tjerë dhe përzieni.

2. Në gota të gjata qitni akull dhe pije të ftohtë.

3. Zbukurojeni me ajkë të ëmbël dhe thërrmija çokollate.

/Telegrafi/