LAJMI I FUNDIT:

Francis Ngannou tallet keq me Tyson Furyn – ia përmend pingpongun

Francis Ngannou tallet keq me Tyson Furyn – ia përmend pingpongun

Francis Ngannou është tallur me Tyson Fury duke e quajtur veten “kampion i botës në pingpong” pas ndeshjes së tyre.

Ish- kampioni i UFC-së humbi duelin në një vendim të diskutueshëm ndaj britanikut në debutimin e tij në boks të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

Kamerunasi për shumëkë ia shkaktoi humbjen e parë në boks Gypsy King-ut, derisa heshti kritikët e tij me cilësitë e treguar, edhe pse humbi me vetëm me një pikë.


Tyson Fury shmang një humbje të turpshme ndaj Francis Ngannou, fiton në mënyrë kontroverse
Lexo po ashtu Tyson Fury shmang një humbje të turpshme ndaj Francis Ngannou, fiton në mënyrë kontroverse

Fury u detyrua të përpinte fjalët e tij pasi e krahasoi luftën me një pingpongist që konkurronte në Wimbledon siç tha më parë: “(Ngannou) nuk ofroi absolutisht asgjë. Është si një kampion i pingpongut që luan në një finale të Wimbledon. Boksi nuk ka të bëjë me dy burra që luftojnë; është një sport xhentëlmenësh, është një shkencë e ëmbël, është kushdo që ka aftësinë më të madhe për të vendosur një goditje me nokaut”.

Ngannou përdori fjalët e vetë Furyt kundër tij dhe postoi një seri fotografish nga lufta e tyre që shfaqnin Furyn në dysheme.

Vlera e pabesueshme e parave që ka fituar Tyson Fury pas përballjes me Ngannoun, britaniku fitoi pesë herë më shumë se kamerunasi 
Lexo po ashtu Vlera e pabesueshme e parave që ka fituar Tyson Fury pas përballjes me Ngannoun, britaniku fitoi pesë herë më shumë se kamerunasi 

Pavarësisht se shumë tifozë kundërshtuan vlerësimet e gjyqtarëve, Ngannou qëndroi i përulur në disfatë ndërsa tha: “Unë po ndihem mirë. Jam shumë i lumtur. Nuk shkoi ashtu siç duhej. Dua të falënderoj Riad Season që më dha mundësinë për t’i vërtetuar njerëzit se e kishin gabim edhe një herë”.

“Mund të plagosem, por mund të kafshoj. Jam gati të luftoj në çdo kohë së shpejti. Mund ta kthejmë përsëri dhe jam i sigurt që do të përmirësohem”, vazhdoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bundesliga

"Wirtz dëshiron të bashkohet me Bayern Munich, pastaj të largohet nga Gjermania" - gazetari i njohur jep detaje

Bundesliga
Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë

Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë

La Liga
Kalo në kategori