LAJMI I FUNDIT:

Franca mirëpret planin arab për rindërtimin e Gazës, thotë se Hamasi duhet “të përjashtohet tërësisht”

Franca mirëpret planin arab për rindërtimin e Gazës, thotë se Hamasi duhet “të përjashtohet tërësisht”

Franca mirëpriti të enjten një plan arab për të rindërtuar Rripin e Gazës nën administrimin e ardhshëm të Autoritetit Palestinez, duke shtuar se Hamasi duhet “të përjashtohet tërësisht” nga drejtimi i territorit.

Propozimi i liderëve arabë “përbën një bazë serioze dhe të besueshme për t’iu përgjigjur nevojave të rindërtimit, qeverisjes dhe sigurisë pas luftës së Gazës”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme franceze, Christophe Lemoine, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por “plani duhet të përjashtojë tërësisht Hamasin nga qeverisja e Gazës, ku duhet të çarmatoset dhe t’i japë Izraelit garanci serioze sigurie”.


Udhëheqësit arabë miratuan të martën një plan që do të financonte rindërtimin e Gazës përmes një fondi besimi dhe do të shihte kthimin e Autoritetit Palestinez në territor.

Autoriteti Palestinez kishte qeverisur më parë Gazën përpara se të humbiste pushtetin atje në 2007 nga Hamasi.

Palestinezët, shtetet arabe dhe shumë qeveri evropiane kanë refuzuar një tjetër propozim të presidentit amerikan, Donal Trump, që Shtetet e Bashkuara të kontrollojnë Gazën, duke kundërshtuar çdo përpjekje për të dëbuar popullin e saj.

Trump nxiti zemërim global muajin e kaluar duke sugjeruar që Shtetet e Bashkuara të “marrin” Rripin e Gazës dhe ta kthejnë atë në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, duke i detyruar banorët e saj palestinezë të zhvendosen në Egjipt ose Jordani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori