Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert është takuar me Minsitrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Sipas njoftimit për media, në këta takim u bisedua për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e drejtësisë.
“Që nga fundi i luftës dhe pavarësia e Kosovës, Franca ka qenë vazhdimisht e angazhuar në monitorimin dhe mbështetjen e reformave të nevojshme për vendosjen dhe konsolidimin sundimit të ligjit dhe përafrimin e Kosovës drejt BE-së. Disa projekte evropiane u zhvilluan me pjesëmarrjen e Ministrisë franceze të Drejtësisë dhe profesionistëve të lëmisë gjyqësore. Në vitet e fundit, gjykatësit francezë të nivelit shumë të lartë kanë përcjellur përvojën e tyre homologëve të tyre kosovarë, nëpërmjet një programi binjakëzimi institucional të udhëhequr nga Italia dhe Franca që ka pasur për synim përforcimin e këshillave të larta të gjyqësorit. (gjyqtarë dhe prokurorë). Kyprojekt qendror, për të siguruar përgjegjësinë, pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve, përfundoi në fillim të majit 2019”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se ministri Tahiri ka angazhuar me partnerët kryesorë aktivë në këtë fushë një proces ambicioz të hartimit të rishqyrtimit gjyqësor i cili duhet të publikohet në shtator 2019.
“Ambasadori i Francës vuri në dukje rëndësinë e këtij dokumenti strategjik i cili përcakton prioritetet për vitet në vijim dhe ai shprehu gatishmërinë për mbështetjen e plotë të Francës për zbatimin e reformave të vazhdueshme në fushën e drejtësisë”, thekson njoftimi.
Sipas komunikatës ministri dhe ambasadori e mirëpritën mundësinë e finalizimit në të ardhmen të një marrëveshjeje për bashkëpunimin dypalësh midis Kosovës dhe Francës. Përveç kësaj, ata vunë në dukje rëndësinë e vazhdimit të aktiviteteve dypalëshe të zbatuara për të mbështetur trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovarë dhe për të mbështetur pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit.
Ambasadori gjithashtu shprehu angazhimin e ministrive franceze të Punëve të jashtme dhe Drejtësisë, në përputhje me strategjinë e re franceze për Ballkanin perëndimor e paraqitur nga presidenti Macron në margjinat të Samitit të Berlinit, për të vazhduar të mbështesë reformën në drejtësi, veçanërisht në kuadër të projekteve të ardhshme evropiane./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti