Një grua indiane, e cila ka lindur me 20 gishta këmbësh dhe 12 gishta duarsh, tregoi ngacmimet e vazhdueshme që merr nga fqinjët.

Kumar Nayak, 63 vjeçe ka lindur me defektin gjenetik, të njohur si "polydactyly", por banorët e zonës nuk e kuptojnë dhe mendojnë se është shtrigë.


1 287

Ajo rrallë herë del nga shtëpia e saj në Ganjam, Odishi për këtë arsye. Për ta zgjidhur këtë problem mund të operohej para disa vitesh, por familja e saj nuk kishte para.

2 111

Për këtë arsye, Kumar është mësuar të jetojë duke dëgjuar komente negative, por më së shumti qëndron brenda që ti shmangë.

4 70

"Unë kam lindur me këtë defekt dhe nuk mund të trajtohem pasi kam një familje të varfër. Kanë kaluar 63 vite dhe fqinjtë besojnë se jam shtrigë e qëndrojnë larg meje. Por ka raste që vijnë vizitorë për të parë rastin tim. Jam e detyruar të qëndroj brenda sepse trajtohem ndryshe", u shpreh ajo.

5 56

Polydactyly prek një në 700 ose 1000 lindje në të gjithë botën, por Kumar është rast ekstrem. /oranews/