Margaret McEwan ka qenë duke i fotografuar disa shpezë pranë një liqeni në Berkshire të Anglisë, kur në qiell u shfaq një re me formësim të veçantë.

Pos që ngjante shumë me rosat, dukej sikur shkonte edhe në të njëjtin drejtim, transmeton Telegrafi.


Fotografonte shpezët pranë liqenit i shfaqet ne qiell reja ne forme rose foto 2 Reja që ngjanë me rosat

Këndi prej nga është shkrepur imazhi, e bëri të duket sikur janë së bashku në të njëjtin grup.

“Sigurisht është mbrojtësi i rosave, kishte ngjashmëri të madhe me to”, ka thënë me mahi McEwam, lidhur me fotografinë që po qarkullon në internet. /Telegrafi/