LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë e Xhenetës, pak para vdekjes (Foto)

Fotografitë e Xhenetës, pak para vdekjes (Foto)

Lojën së bashku me vëllain e saj binjak e bënin para shtëpisë së tyre në Prizren.

Por, loja e Xheneta Gashit, vajzës tre vjeçe, u ndal pasi mbi të u shemb muri i një shtëpie të vjetër në Qendrën Historike, shumë afër shtëpisë së saj.


Ndonëse kjo pjesë e Prizrenit është e mbrojtur askush nga institucionet përgjegjëse nuk e ka marr fajin për tragjedinë që i ka ndodhur familjes Gashi.

Më 18 maj të këtij viti, Erdit Spahiu, fotograf nga Prizreni duke kaluar rrugës që më vonë ishte e kobshme për familjen Gashi dhe jetën e Xhenetës, kishte fotografuar trevjeçaren me një fshesë në dorë.

Ndërkaq, fotografia tjetër është realizuar disa ditë para ngjarjes tragjike nga Narta Hamza. /Klan Kosova/

xheneta01

xheneta02