Fotografi personal i ish-presidentit amerikan Barack Obama, Pete Souza, ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku kujton fillimet e karrierës së tij me luftën në Kosovë.
Souza ka postuar një foto ku shihen refugjatët nga Kosova duke u larguar nga vendi i tyre drejt kufirit maqedon në Bllacë.
“Refugjatët e Kosovës duke ikur nga vendi i tyre hasin në rezistencë nga policët maqedon në kufirin e Bllacës në vitin 1999”, shkruan ai.
Souza kujton kohën kur filloi karrierën në një gazetë të vogël në Kansas të SHBA-së. Një mik i tij, Mark Hinojosa, ishte aty.
Së bashku punuan duke u ngritur lart në pozitë deri sa Souza zuri postin e Redaktorit Ndihmës të editimit të fotografive në Chicago Tribune.
Ndërkohë, gjatë kësaj rruge, ai thotë se punoi edhe si fotograf zyrtar në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Ronald Reagan.
Vlen të përmendet se mbi 150 mijë shqiptarë të Kosovës shkuan si refugjatë në Maqedoni të Veriut nëpër kampet e refugjatëve. Shumica e tyre kaluan nëpër kufirin e Bllacës.
Shqiptarët janë trajtuar mjaft keq gjatë kalimit të këtij kufiri nga forcat maqedonase.
Bllaca u bë skena e një krize kur autoritetet maqedonase fillimisht refuzuan të pranonin një numër të madh refugjatësh, vetëm në rast se u jepej garanci se shtetet e tjera do të ndihmonin.
Sot ekziston treni muze që kujton ikjen e shqiptarëve në kohën e luftës në Bllacë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi