Tashmë është formuar një trupë e fotografëve aborigjenë, që punojnë në stile të ndryshme. Nxitur nga Michael Jalaru Torres, “Blak Lens” synon të japë mbështetje për fotografët e talentuar në të gjithë Australinë, duke e ndërtuar një rrjet profesional dhe kulturor për të përforcuar punën e njëri-tjetrit, si dhe për të ndryshuar perceptimet. Disa nga fotot e përzgjedhura nga ditorja “Guardian”, të këtyre krijuesve, Telegrafi i sjellë si më poshtë.
Xhaxhai Eddie Peters: Colleen Raven është një nga arabanat e Australisë jugore. Është e interesuar ta përdorë filmin, fotografinë dhe mediumet tjera për të përfaqësuar dhe ruajtur historitë, gjuhët dhe kulturat e Kombeve të Para. Gjithashtu, është e përkushtuar për t’i përcjellë aftësitë dhe njohuritë që ka mësuar gjatë viteve, te brezi i ardhshëm i artistëve.
Bebja Luca: Bobbi Lockyer jeton në kontenë Kariara. Merret me pikturë, fotografi, ilustrime dhe dizajn grafik. Është e specializuar në imazhet e familjeve e të bebeve aborigjene. Po ashtu organizon punëtori për t’i bartur te të tjerët njohuritë e saj.
Gruaja para dritës rrethore: Mandy Smith është barkingji. Është e specializuar në fotografimin e zogjve australianë, në pikturë, astrofotografi dhe peizazhe. “Dua të krijojë imazhe të errëta e mistike dhe të përfshijë pak pikturimin në to”, thotë ajo për këtë autoportret.
Momenti i heshtjes: Tace Stevens e ka bërë këtë foto gjatë pushimeve në liqenin Gaskoin. “Është mbesa ime, Tirali, që shpesh shfaqet në veprat e mia. Është frymëzuar nga seria e Jeremy Snellit, Djemtë e Voltës, që ka ndikim të madh tek unë. Kam jetuar në Sidnei për nëntë vjet, kështu që sa herë e shoh mbesën dhe nipat ndryshon diçka te unë. Çdo fëmijëri është kalimtare, kështu që dua t’i kap momentet e reflektimit dhe heshtjes”.
Valltari: Freddy është valltar spiritual nga Uorabinda. Ka balancë dhe shpejtësi. Fotografia e bërë nga Trent White përqendrohet te identiteti i njerëzve të tij.
E qetë dhe e durueshme: Talei Elu është torese e specializuar në portrete dhe në fotografi kulturore. Kjo foto është bërë në vendlindjen e saj, Seisia, në një skelë që vizitohet nga turistët dhe njerëzit lokalë që peshkojnë.
Duke punuar, së bashku: “Komunitetet tona paraqiten në rrathë të mëdhenj dhe lidhen me vija të drejta të gjata”, thotë Lowell Hunter për këtë foto të bërë nga ajri. “Këto vija na bashkojnë. Në mes është ajo që kemi të gjithë ne në brendësi, një qëllim të përbashkët”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A