Forum 2015 organizon debat për Trepçën me temë “Çka pas ligjit: Sfidat, mundësitë dhe rreziqet”. Forum 2015 konsideron se pas miratimit të Ligjit për Trepçën janë ngritur pritshmëritë në vend, se më në fund Trepça mund të bëhet lokomotivë e zhvillimit ekonomik, punësuesi dhe eksportuesi më i madh në vend.
“Nuk mund të thuhet se tashmë është bërë një punë e shënuar në drejtim të revitalizimit të këtij kompleksi industrial”.
“Aktualisht, janë aktive vetëm copëza të këtij kombinati, të shpërndara në veri dhe jug, gjë që e komplikon dukshëm përgatitjen për një investim të qëndrueshëm, që duhet te vijë pas disa dekadave të moskujdesit kronik”, thekson Forum 2015.
Ky debat i Forum 2015 synon të diskutojë aspekte ekonomike, sociale dhe politike, që lidhen me modalitetet që kemi përpara për ta aktivizuar këtë potencial të fjetur, dhe posaçërisht do të duhej të ndihmojë në përcaktimin e vijave të kuqe mbi të cilat Trepça e re nuk guxon të shkojë.
Përkundër perspektivës konkrete që kanë metalurgjitë sot, ato përcillen edhe me shumë kufizime, në të gjitha sferat e veprimit: ekonomik dhe mjedisor në rend të parë, por në rastin tonë edhe politik.
Forum 2015 synon të hap debatin qytetar për Trepçën, duke tentuar të nxisë vendim-marrës dhe grupe tjera të interesit të shpalosin alternativa të ndryshme zhvillimore, nga cila do lëmi që është me ndikim në suksesin e këtij projekti të madh.
Komunikimi i ardhshëm me qytetarë duhet të jetë shumë intensiv dhe efikas, në mos për tjetër, për të larguar brengosjen se shëndeti i tyre dhe interesat ekonomik, mund të mos merren parasysh gjatë vendosjes së skenarit që do ta përcaktojë mënyrën e re-vitalizimit të këtij kompleksi metalurgjik.
Panelistët e ftuar për të diskutuar çështjen e Trepçës, me moderim të Luan Shllakut, KFOS janë: Muhamet Mustafa – Kryetar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri; Nazmi Mikullovci – Drejtor i Trepçës në periudhat 1978-1984 dhe 2001-2008; Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Iraj Hashi Profesor i Ekonomisë – Qendra për Hulumtime për Ekonomitë në Zhvillim, Shkolla e Biznesit, Universiteti Staffordshire. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Lansohet SOLO, kartela më unike në vend
Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze