Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka publikuar një formacion me trajnerët që dikur ishin futbollistë.

Katër prej trajnerëve të përzgjedhur prej UEFA-s do të kenë punë me futbollistët shqiptarë, përkatësisht kombëtares shqiptare dhe përfaqësueses së Kosovës.


Ekipi do të renditej sipas radhës 4-4-2 duke e vë në portë Julen Lopetegui, i cili të dielën do të jetë në stadiumin shkodran të Loro Boriçit, ku Spanja do të jetë mysafire e Shqipërisë.

Mbrojtja përbëhet prej Danny Blindit, Gareth Southgate, Lars Olsen, Fatih Terim, ku ky i fundit me Turqinë do të jetë kundërshtar i radhës i Kosovës në muajin nëntor, transmeton Telegrafi.

Në mesfushë gjenden Gordon Strachan, Didier Deschamps, Martin O'Neill dhe Robert Prosinecki, i cili sot do të jetë me Kroacinë në sfidën kundër Kosovës.

Sulmit do t’i prin Marians Pahars dhe Andriy Shevchenko, ku ky i fundit do të jetë kundërshtar i radhës i Kosovës pas takimit kundër Kroacisë.

Ndryshe, Kosova sot do të ketë punë me Kroacinë dhe më pas me Ukrainën, ndërsa Shqipëria, fillimisht me Lihtenshteinin e më pas të dielën me Spanjën. /Telegrafi/

forma

telegrafi sport app