Formacioni më i mirë në Superligën e Kosovës për javën e 22-të

Java e 22-të e Superligës së Kosovës solli rivalitet dhe tensione në disa ndeshje, ku nuk munguan as fitoret e mëdha në minutat e fundit.
Prishtina ka marr një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89, duke shënuar në kohën shtesë për 2-1.
Drita ka mposhtur Besës siç ishte pritur me rezultat 3-1, duke u kthyer në pozitën e parë.
Ballkani ka humbur nga Llapi si mysafir me rezultat 1-0, ndërsa Gjilani dhe Drenica kanë luajtur pa gola.
Fitore të madhe ka marr edhe Feronikeli si mysafir i Arbërisë me rezultat 3-0.
Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur formacionin më të mirë, duke u bazuar në paraqitjet individuale të lojtarëve.
Portieri i javës Florjan Smakiqi: Ai u kthye si startues te Feronikeli, pasi disa javësh në stol. Kjo lëvizje e Klodian Duros doli e qëlluar, pasi portieri drenicas nuk pranoi gol. Ai bëri disa prite të madha, por në disa raste e kishte edhe fatin me vete.
Mbrojtja Azem Bejta: Nëse Drenica ka një futbollist që sa herë është në fushë jep maksimumin ai është mbrojtësi Azem Bejta. Edhe kundër Gjilanit ishte i pakalueshëm, ku në dy raste shpëtoi edhe golin. Drenica mori një pikë të vlefshëm ndaj Gjilanit.
Mesfusha Erlis Frashëri: Mbrojtësi shqiptar kishte paraqitjen e tij më të mirë prej se u bashkua me Drenicën. Depërtimet dhe pasimin e tij ishin shumë të sakta, por disa herë bashkëlojtarët e tij shpërdoruar, çka nuk humbet. Ai ishte prej më të mirëve, ku Drenica mori një pikë të merituar ndaj Gjilanit.
Sulmi Xhevdet Shabani: Sulmuesi anësor u kthye në ditët e tij më të mira edhe pse ndaj një rivali të dobët si Besa. Ai arriti të shënojë dy gola të bukur, njëri prej tyre mjeshtëror nga goditja e dënimit. Drita pret më shumë nga Shabani dhe ky duket një sinjal nga njëri prej lojtarëve më të mirë të tyre.
Mendurim Hoti: Sulmuesi ndaj Arbërisë ishte ai që jemi mësuar ta shohim. Ai rrezikoi disa herë portën kundërshtare, sidomos me goditje nga distanca. Fati deshi që të shënojë vetëm një herë, por e mjaftueshme për të qenë prej më të mirëve të kësaj jave.
Trajneri i javës Tahir Batatina: Trajneri llapjanas e fitoi derbin e javës dhe atë pa një lojtar nga minuta e 60-të. Llapi kishte mbetur me 10 veta, kur portieri Coric u ndëshkua me të kuq në fillimin e pjesës së dytë. Me 10 veta ai arriti të shënojë dhe të ruajë rezultatin, duke marr tri pikë të mëdha në luftë për mbijetesë.
Formacioni i javës




























































