Java e 21-të në Superligë që u zhvillua në mesjavë ishte një nga më interesantet të zhvilluar deri më tani, ku nuk munguan ndeshjet e bukura me shumë gola.

Derbi ishte në Suharekë, ku Ballkani priti Dritën, duke e mposhtur këtë të fundit me rezultat 2-0.


Gjilani fitoi ndaj Feronikelit me rezultat 2-1, ndërsa Prishtina mposht Ferizajn (3-2).

Drenica ishte më e mirë se Flamurtari, duke triumfuar në fund me rezultat 3-1, ndërsa Llapi fitoi si mysafir i Trepçës '89 me rezultat 2-1.

Ndeshja me më së shumti gola ishte ajo mes Vushtrrisë dhe Dukagjinit që u mbyll 3-3.

Screenshot 6 3

Në një javë që mbrojtjet nuk ishin në nivel të detyrës për dallim nga sulmet, Telegrafi ka zgjedhur më të mirët e kësaj jave, në një formacion 3-5-2.

Portier

Në portë nuk kishte shumë dyshime. Kenan Haxhihamza është portieri më i mirë i javës së 21-të, pasi bëri disa pritje vendimtare ndaj Feronikelit.

36552253 1740448922737083 96631562954604544 n

Armend Ruxhi nuk mori asnjë gol, por Drita nuk rrezikoi asnjëherë, për këtë vendin në formacion e zë portieri i Gjilanit.

Mbrojtja

Mbrojtja vjen me tre. Kjo pasi pothuajse çdo mbrojtje gaboi shumë këtë javë. Në qendër është Arbër Prekazi, që pati paraqitje shumë të mirë ndaj Dritës.

88218153 2559516297619406 8998010941010345984 o

Në të majtë është Arbër Potoku që nuk e ka të lëvizë lojtarin më të mirë të Dritës, Xhevdet Shabanin.

88228327 2559518767619159 8980385507624091648 o

Në të djathtë është Përparim Osmani, që zhvilloi ndeshje shumë të mirë ndaj Flamurtarit, ku e fitoi edhe një penallti.

Mesfusha

Mesfusha vjen me pesë. Si fundor është Edvin Kuç, që shkëlqeu ndaj Dritës, duke shënuar edhe një super gola.

88133941 2559519507619085 5470099794481381376 o

Më të avancuar janë Arbnor Ramadani (Llapi) dhe Ardit Hila (Prishtina), që me lojën dhe asistimet e tyre bërë diferencën.

Blend Baftiu po ashtu ka zënë vend në formacion për paraqitjen e tij dhe golin në derbi.

88166231 2559519377619098 855431754490576896 o

Po ashtu edhe Fiton Hajdari që me dy gola i dha fitoren Gjilanit ka zënë vend në formacion.

89117996 601784743740879 7119714432711655424 n

Sulmi

Sulmues janë dy. Ahmed Januzi ka zënë vend fal dy golave ndaj Ferizajt, duke u kthyer në këtë pozitë pas një kohe pa gola.

88194318 10158697697413538 7468418858924113920 o

Po ashtu edhe Alban Shillova ka shënuar dy herë për Drenicën, duke zënë vend në formacion me paraqitjen e tij.

Trajneri i javës

Edhe këtë javë këtë vend e zë Ismet Munishi. Ekipi i tij e dominoi Dritën nga fillimi deri në fund, duke i dhënë leksion futbolli.

88205499 2559515537619482 7265845837350043648 o

Ballkani fitoi ndaj Dritës me rezultat 2-0, duke qëndruar lider në Superligë.

Formacioni 

formacioni web java 21

/Telegrafi/  

telegrafi sport app