Mediumi i njohur Bleacher Report ka përpiluar formacionin më të mirë të dy ndeshjeve gjysmëfinale në Kupën e Botës "Rusia 2018".

E marta dhe e mërkura kanë dhuruar dy super ndeshje gjysmëfinale në Kampionatin Botëror, duke zbuluar edhe dy finalistët.


Të martën mbrëma u zhvillua takimi në mes të Francës dhe Belgjikës, ku fitore shënuan francezët me rezultat minimal 1-0, me golin me kokë të  të mbrojtësit Samuel Umtiti.

GettyImages 995573258 Franca finalisti i parë (Getty Images)

Në anën tjetër, të mërkurën u zhvillua gjithashtu një ndeshje dramatike në mes të Anglisë dhe Kroacisë, e cila shkoi në vazhdime dhe në fund fituan kroatët me rezultat 2-1 duke u bërë finalisti i dytë i Botërorit.

kroaciafjk e1531340909651 Kroacia finalisti i dytë (Getty Images)

Por, është mediumi Bleacher Report që tregon se kush ishin lojtarët më të mirë të dy ndeshjeve gjysmëfinale.

Sipas këtij mediumi, është Franca ekipi që dominon pasi ka plot shtatë lojtarë në formacionin e zgjedhur për më të mirët.

france kroaci1

Në vendin e dytë gjendet finalisti tjetër, Kroacia me tre futbollistë, ndërsa Belgjika përfaqësohet me vetëm një.

Formacioni sipas B/R: Courtois; Vrsaljko, Varane, Umtiti, Hernandez; Pogba, Kante, Matuidi; Mbappe, Mandzukic, Perisic. /Telegrafi/

telegrafi sport app