LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së 31-të në Superligën e Kosovës

Formacioni më i mirë i javës së 31-të në Superligën e Kosovës

Ipko Superliga e Kosovës zhvilloi edhe javën e 31-të të shtunën e javës që shkoi, aty ku befasitë nuk munguan.

Përballja më interesante u zhvillua në derbin më të zjarrtë lokal, në mes të Dritës dhe Gjilanit në stadiumin e ‘Qytetit’, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit 2-0.

Ballafaqim për të mos u humbur ishte edhe ai në Suharekë në mes të Ballkanit dhe Prishtinës që përfundoi me barazim 2-2.


Dueli me më së shumti gola, ishte ai në mes të Trepçës ’89, që fitoi në shtëpi 5-4 ndaj Llapit.

Flamurtari u rikthye te fitorja në triumfin 1-0 ndaj Feronikelit që asesi nuk po këndellet nga disfatat e njëpasnjëshme.

Fitore në këtë xhiro kanë marrë edhe Drenica që mposhti Vushtrrinë 2-1 dhe Dukagjini që i shënoi katër gola në udhëtim Ferizajt (4-0).

Redaksia e Telegrafi Sport pas përcjellës së ndeshjeve të kësaj javë, ka zgjedhur edhe më të mirët.

Portieri

Drin Hodaj  – Ishte prej më të mirëve te Dukagjini që fitoi si mysafir i Ferizajt 4-0. Ai nuk pranoi gol dhe bëri disa pritje të mëdha.

Mbrojtja

Mbrojtja vjen me katër. Erlis Frashëri ishte i pakalueshëm në derbi. Ndër më të mirët te Gjilani, duke maksimumin në këtë takim. I dalluar në këtë javë ishte edhe Arbër Prekazi që tregoi formë të lartë në barazimin 2-2 të Ballkanit ndaj Prishtinës në Suharekë

Dyshes i bashkohen edhe Veliu i Gjilanit që fitoi disa dyluftime dhe asistoi te goli i parë, gjersa formë të lartë në fundjavën që shkoi tregoi edhe Arbër Shala i Dukagjinit që realizoi gol ndaj Ferizajt.

Mesfusha

Mesfusha në këtë xhiro që shkoi përbehët nga tre lojtarë. Kushtrim Gashi përveç që shënoi super gol ndaj Prishtinës, nuk ndaloi për asnjë moment në fushë.

Në anën tjetër, Bashkim Shala ishte heroi i Falmurtarit në fitoren 1-0 ndaj Feronikelit, pasi goli i tij mund të vlejë për mbijetesë.

Paraqitje për t’u përmendur ishte edhe ajo e Qemal Elshanit që ishte më i dalluari te Drenica në fitoren ndaj Vushtrrisë, madje duke shënuar një herë.

Foto: Bashkim Shala/Flamurtari

Sulmi

Edhe sulmi përbëhet nga një treshe që po tregon formë të jashtëzakonshme në këtë edicion. Gerhard Progni u tregua vendimtar edhe në derbin Drita – Gjilani, duke asistuar një herë.

Otto Jonh edhe në këtë javë ishte i pandalshëm dhe iu shkaktoi mjaftë probleme mbrojtësve të Ballkanit, shkaku që shënoi një herë dhe kishte shumë presion në fazën ofanzive.

Sebino Plaku ishte po ashtu vendimtar në derbin që u zhvillua në Gjilani, pasi arriti të shënonte gol dhe ishte rrezik konstant për mbrojtjen e Dritës.

Trajneri i javës

Gentjan Mezani i dha leksion në derbi Ardian Nuhiut dhe Dritës, duke i mposhtur dhe duke mos i lënë të rrezikojnë asnjëherë pothuajse portën e tyre.

Ai vazhdoi t’i mbajë gjallë shpresat e Gjilanit për titull, ku mund të thuhet se arriti të merrte një fitore të lehtë ndaj liderit dhe rivalit lokal.

Formacioni i javës

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Liga e Parë
Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit

Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit

Serie A
Kalo në kategori