Formacioni më i mirë i javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës

Si çdo javë, portali Telegrafi.com ka publikuar formacionin më të mirë të javës në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës 2025/26.
Edhe xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës ishte tejet dramatike, ku shumica e favoritëve nuk gabuan, por kishte edhe befasi.
Ballkani fitoi derbin ndaj Dritës në shtëpi, Dukagjini mposhti Llapin, teksa fituan edhe Malisheva ndaj Ferizajt dhe Prishtina e bëri detyrën ndaj Prishtinës së Re.
Befasia më e madhe ishte fitorja e Drenicës në udhëtim te Gjilani.
Pas kësaj fitore, Telegrafi ka zgjedhur “formacionin e javës” si çdo herë, ku nuk mungojnë lojtarë nga Prishtina, Ballkani, Dukagjini, Drenica dhe Malisheva.
Në portë gjendet Flamur Gashi, teksa në mbrojtja formohet nga Elton Basri, Granit Jashari dhe Ivica Batarelo.
Mesfusha përbëhet nga lojtarë si Dienit Isufi, Gent Hamiti, Gjelbrim Taipi dhe Djordje Saletiv, teksa sulmi nga Walid Hamidi, Mario Ilievski dhe Altin Aliu.
Trajneri më i mirë i javës është zgjedhur Orges Shehi i Ballkanit. /Telegrafi/



















































