Superliga e ka mbyllur javë e dytë me ndeshje mjaftë interesante, ku nuk kanë munguar as befasitë.

Humbja e Dritës në shtëpi nga Flamurtari ka bërë lojtarët kuqezi ta pushtojnë formacionin e javës.


Prishtina po ashtu ka marr fitore të madhe ndaj rivalit të përbetuar Trepçës ’89.

Llapi ka fituar si mysafir 3-0 ndaj Ballkanit, ndërsa Ferizaj ka marr fitore si vendas ndaj Lirisë.

Telegrafi ka zgjedhur më të dalluarit e javës së dytë.

Portier

Edhe pse paraqitje të mirë kishin Flamur Neziri (Flamurtari), Arion Ymeri (Drenica) dhe Florijan Smakiqi (Feronikel), pozita e portierit i takon Visar Bekajt.

Bekaj që ka qenë kapiten në ndeshje me 89-shin me disa pritje bëri që skuadra të del me fitore dhe me portë të pamposhtur.

Screenshot 3 11

Ai pas paraqitjeve të mira është ftuar edhe nga Kosova A.

Mbrojtja    

Në xhiron e dytë u panë mbrojtje të forta dhe të organizuara. Mbrojtësi i Ferizajt, Ervin Kaçar ka lënë të kënaqur të gjithë me paraqitjet e tij.

Depërtimet nga e djathta ishin specialitet i tij në ndeshjen ndaj Lirisë.

Në qendër është Leotrim Bekteshi, mbrojtësi që fitoi çdo duel në ndeshjen me 89-shin. Pak fjalë, por punë shumë për mbrojtësin e ardhur nga Gjilani.

Screenshot 5 5

Në qendër të mbrojtjes është edhe kapiteni i Flamurtarit, Veton Kabashi.

Ai e shënoi golin që e nisi rikthimin e madh.

Screenshot 6 4

Në të majtë Gentrit Dumani. Mbrojtësi ka rilindur prej se ka kaluar te Flamurtari nën urdhrat e Arsim Thaqit.

Mesfusha

Mentor Zhdrella. Mesfushori i Llapit, ishte i jashtëzakonshëm kundër Ballkanit. Një gol dhe një asistim për tri pikët e para këtë edicion për llapjanasit.

40092274 10156546884297243 8237075540842905600 o

Drenica nuk fitoi në shtëpi, por Qemail Elshani ishte më i dalluari në ndeshje me Feronikelin.

Në krah Gauthier Mankenda. Enigmë e pazgjidhur për Trepçën ’89. Anësori bëri që trajner Gugash Magani ta ndërrojë pas pjesës së parë  Dardan Çerkinin, ndërsa të njëjtën gjë e pësoi edhe Muharrem Jashari që ndërroi pozicion.

Screenshot 7 2

Më meritori për golin e parë të Prishtinës dhe fitoren në përgjithësi.

Në krahun tjetër Ansi Nika më i dalluari te Gjilani në fitoren ndaj KEK-ut. Gjuajtje, driblime dhe pasime të bukura nga djaloshi që erdhi nga Laçi këtë edicion.

Sulmi

Alban Shillova është emër i njohur te Drita, por për një kohë do të mbahet mend për të keq nga tifozët gjilanas.

Alban Shillova Bashiru

Sulmuesi shënoi dy herë në ndeshjen ndaj Dritës në 10 minutat e fundit, duke e quar në tre numrin e golave.

Më të në krah Ahmed Januzi i Llapit, që po ashtu shënoi dy herë ndaj Ballkanit.

40079665 10156546890167243 3995163550648631296 o

Ai tregoi formë të lartë në këtë ndeshje /Telegrafi/ Formacioni i Javës së II-të

40172364 444065742666943 187090046724079616 n

telegrafi sport app