Ka përfunduar xhiro e 24-të në elitën e futbollit kosovar, xhiro që është zhvilluar këtë mesjavë.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar ishte në derbin e Anamoravës, ku Drita mposhti me rezultat të pastër 2-0 Gjilanin.


159456561 257458249356558 2908741139687082381 o

Prishtina bëri detyrën duke mposhtur 5-1 Besën e Pejës, derisa Ballkani mori fitore të madhe në udhëtim te Arbëria 2-6.

Llapi dhe Drenica luajtën baras në një ndeshje spektakolare 3-3 në Podujevë, derisa pikët i ndanë në 'Riza Lushta' edhe Trepça '89 - Feronikeli 0-0.

Si gjithnjë, Telegrafi sjell për ju formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës.

Portieri:

Golat munguan në sfidën Trepça '89 - Feronikeli, por në shprehje erdhën portierët. Florian Smakiqi i mysafirëve ishte fantastik me disa pritje, ku vlen të theksohet se u dallua edhe gardiani i vendasve Tofiloski.

Smakiqi

Mbrojtja:

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka bërë njërën nga ndeshjet më të mira këtë sezon atë në derbi ndaj Gjilanit.

159642351 257458879356495 4754244759538922604 o

Numri pesë i bardhekaltërve ishte i pakalueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes, derisa shënoi me mjeshtri edhe golin e dytë për kampionin në fuqi.

I rikthyer nga lëndimi i gjatë, Ardian Cuculi ka rikthyer edhe dominimin në mbrojtjen e Dritës. Qendërmbrojtësi me përvojë ishte fantastik në derbi duke larguar të gjitha topat që vinin në zonë. Thjesht lider i padiskutushëm tek reparti defensivë i kampionit.

159527070 257459009356482 8077030903897660485 o

Së bashku me Cuculin në qendër të mbrojtjes është edhe Happy Mashau i Trepçës '89 që pati një paraqitje shumë të mirë në përballje me Feronikelin.

Ndërkohë në krahun e majtë vije Ilir Blakçorri që ka vazhduar me ndeshje të mëdha. Mbrojtësi anësorë i Dritës asistoi tek goli i parë dhe ishte i pakalushëm në krahun e tij nga sulmuesit e rrezikshëm të Gjilanit.

Mesfusha:

Kësaj radhe vije me tre, ku të tre kanë shënuar gola të rëndësishëm për skuadrat e tyre.

Arbnor Ramadani vazhdon të jetë lideri i Llapit, ku këtë xhiro shënoi njërin nga golat më të bukur të sezonit ndaj Drenicës dhe bëri ndeshje të madhe ku ishte ndër më meritorët për pikën e fituar nga llapjanët.

158961679 10159006615422243 331415876709055036 o

Hamdi Namani realizoi golin e parë për Dritën në derbi dhe dominoi mesfushën në këtë sfidë, duke vazhduar me formë të lartë.

Ndërkohë si mesfushor më i avancuar është Nazmi Gripshi që me Ballkanin shfaqi një lojë të bukur ndaj Arbërisë, ku kontribuoi me një gol dhe një asistim.

Sulmi:

Kreshnik Uka ka rilindur me tu rikthyer te Drenica dhe sulmuesi anësor shfaqi vlerat e tij edhe në Podujevë ndaj Llapit. Uka ishte në formë të lartë në atë takim, derisa realizoi edhe një gol për Drenicën.

Kreshnik Uka

Në qendër të sulmit vije Mirlind Daku që është rikthyer te goli pas tri ndeshjeve, ku ndaj Arbërisë realizoi het-trick duke konfirmuar se këtë vit është sulmuesi më i mirë në Kosovë.

159644896 4156606974372908 5437680853251406186 n

Formën e mirë edhe këtë javë e ka vazhduar Leotrim Kryeziu i Prishtinës. Sulmuesi gjilanas shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në fitoren 5-1 të kryeqytetasve ndaj Besës.

159849282 10159737400163538 6497510528088122329 o

Trajneri i javës:

Pësoi dy humbje radhazi, por u rikthye edhe më mirë me Dritën e tij. Ardian Nuhiu për javën e dytë rresht zgjidhet trajner i javës, ku pasi mposhti Feronikelin në udhëtim, triumfoi edhe në derbin lokal ndaj Gjilanit.

Tekniku shkupjan po tregon se është një strateg i madh i futbollit, pasi falë lojës fantastike që po shfaq me klubin, Drita vazhdon të jetë në krye të renditjes. /Telegrafi/

formacioni i javes

telegrafi sport app