Trepça ’89 është nikoqir i Dritës për ndeshjen e parë në edicionin 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.


Klubi mitrovicas është rikthyer në elitën e futbollit kosovar dhe synon që të lartësohet sa më shumë në tabelë, për të mos pësuar rënie më në Ligën e Parë.

Në anën tjetër, Drita me disa përforcime verore, synon ta rikthejë trofeun në shtëpi, pasi në sezonin e kaluar përfundoi si nënkampion.

Formacionet zyrtare Trepça ’89: Kaqiu, Muja, Rechaj, Ameworlorna, Dushi, Peci, Nimani, Rrahmani, Gashi, Sekiraqa, Mba.

Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Balde, Blakqori, Namani, Jashari, Baftiu, Kryeziu, Selamni, Simonovski. /Telegrafi/

telegrafi sport app