Formacionet zyrtare të derbit të madh turk, Fenerbahce – Galatasaray: Super yje në fushë, luhet për pozitën e parë

Derbi i madh i Stambollit Fenerbahçe – Galatasaray vjen sot me superyje në fushë dhe me shumë peshë në garën për titull, në javën e 14-të të Superligës së Turqisë.
Galatasaray kryeson tabelën me 32 pikë, vetëm një më shumë se Fenerbahçe, që e sheh këtë ndeshje si mundësinë ideale për ta marrë kreun.
Fenerbahçe zbret në fushë me një formacion tejet të fuqishëm me Ederson në portë, Semedo dhe Oosterwolde në krahë, ndërsa Skriniar udhëheq mbrojtjen. Në mesfushë janë Alvarez e Ismail, ndërsa Marco Asensio, Nene dhe Kerem formojnë krahët ofensivë që furnizojnë bomberin En Nesyri.
Te Galatasaray, portieri Ugurcan Çakir udhëheq skuadrën nga prapavija, ndërsa në sulm luajnë emra si Leroy Sane, Ilkay Gundogan, Victor Osimhen dhe Baris Alper Yilmaz .
Këto dy formacione përmbajnë disa prej emrave më të mëdhenj në futbollin turk dhe evropian, ndërsa ndeshja fillon në ora 18:00.
Fenerbahce: Ederson, Semedo, Skriniar, Oosterwolde, Brown, Alvarez, Ismail, Asensio, Nene, Kerem, En Nesyri.
Galatasaray: Ugurcan, Sanchez, Sara, Sane, Ilkay, Torreira, Abdulkerim, Osimhen, Baris, Kazimcan, Lemina.
/Telegrafi/





















































