Formacionet zyrtare: Reali zhvillon ndeshje prestigji, kurse Dortmundi kërkon pjesëmarrjen në Ligën e Evropës

Real Madridi luan kundër Borussia Dortmundit në xhiron e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen që zhvillohet në Santiago Bernabeu, ekipi i Zinedine Zidane luan vetëm për prestigj, pasi që e ka siguruar kualifikimin nga vendi i dytë në Grupin H.
Nga ana tjetër, skuadra e Peter Bosz duhet të nxjerrë rezultat më të mirë se APOEL Nicosia për të marrë pjesë në Ligën e Evropës.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: K. Navas, Sergio Ramos, Varane, Nacho, Ronaldo, Casemiro, Theo, Lucas V., b. Mayoral, Isco, Kovacic.

Takimi tjetër i Grupit H zhvillohet ndërmjet Tottenham Hotspur dhe APOEL Nicosia.
Skuadra e Mauricio Pochettinos e ka siguruar kualifikimin nga vendi i parë në grup, kurse të zgjedhurit e George Donis kërkojnë një vend në Europa League. /Telegrafi/





















































