Formacionet zyrtare: Liverpooli kërkon raundin tjetër të FA Cup në ndeshjen e dytë ndaj Shrewsbury

Liverpooli është nikoqir i Shrewsbury Town për përsëritjen e ndeshjes së raundit të katërt të Kupës FA.
Këto dy skuadra luajtën baras (2-2) në sfidën e parë që u zhvillua në Montgomery Waters Meadow, prandaj duhet të zhvillohet një tjetër takim për ta vendosur fituesin.
Trajnerët Neil Critchley dhe Sam Ricketts i kanë përgatitur skuadrat e tyre për takimin që zhvillohet në Anfield.
Formacioni startues i Liverpoolit: Kelleher, Williams, Hoever, Van Den Berg, Lewis, Chirivella, Clarkson, Cain, Elliott, Jones, Millar.
Fituesi i kësaj ndeshjeje në raundin e pestë do ta ketë kundërshtar Chelsean që e eliminoi Hull Cityn. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































