Formacionet zyrtare: Juve luan për pikë të plota ndaj Sassuolos

Juventusi është nikoqir i Sassuolos në Allianz Stadium për ndeshjen e xhiros së dhjetë në Serie A.
Bianconerët hyjnë në këtë sfidë pas barazimit ndaj Interit në Derby d’Italia, ndërkohë që i kanë arkëtuar 15 pikë pas nëntë javëve të para.
Sassuolo ndodhet në vend të 12-të me 11 pikë të grumbulluara, nga tri fitore, dy barazime dhe katër humbje.
Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Alessio Dionisi i kanë përgatitur skuadrat që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.
Formacioni startues i Juventusit: Perin; Danilo, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Chiesa, McKennie, Locatelli, Rabiot; Dybala, Morata.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































