Formacionet zyrtare, Inter – Liverpool: Chivu dhe Slot futen me të gjitha forcat

Interi dhe Liverpooli do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të javës së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, ‘Nerazzurrët’ kanë arritur të grumbullojnë 12 pikë dhe renditen në pozitën e katërt.
Liverpooli në anën tjetër mban pozitën e 13-të me nëntë pikë dhe një fitore do të ishte jetike për ta në garën për kualifikim nga tetë pozitat e para.
Gjiganti italian ka filluar të rimarrë formën në kampioant dhe aktualisht ka tri fitore radhazi, në krahasim me Liverpool që këtë sezon është zhytur në krizë, ndërsa në dy ndeshjet e fundit ka luajtur baras.
Të dy trajnerët, Christian Chivu dhe Arne Slot kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Inter: Sommer, Bastoni, Akanji, Dimarco, Acerbi, Calhanoglu, Mkhitaryan, Barella, Luis Henrique, Martinez, Thuram.
Liverpool: Alisson, Gomez, Van Dijk, Konate, Robertson, Mac Allister, Szoboszlai, Gravenberch, Jones, Isak, Ekitike.




































