Bayern Munichu luan përballë FC Kolnit në ndeshjen e xhiros së dytë të sezonit të ri në Bundesliga.

Bavarezët do të kërkojnë fitore në sfidën që zhvillohet në Allianz Arena, kur kihet parasysh se barazuan në takimin e parë.


Kolni e nisi me fitore edicionin 2021/2022, ashtu që do të përpiqet t’i shkaktojë telashe kampionit.

Trajnerët Julian Nagelsmann dhe Steffen Baumgart i kanë përgatitur taktikat dhe lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer - Sule, Nianzou, Upamecano, Davies - Kimmich, Goretzka - Gnabry, Muller, Sane - Lewandowski.

bayern 1

Formacioni startues i Kolnit: Horn - Ehizibue, Mere, Czichos, Hector - Thielmann, Skhiri, Ljubicic, Kainz - Uth, Modeste.

koln

/Telegrafi/

telegrafi sport app