Formacionet bazë: Bayerni në kërkim të triumfit ndaj Benficas

Bayern Munichu është mysafir i Benficas në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Përballja e vlefshme për Grupin E zhvillohet në Estadio da Luz, në Lisbonë të Portugalisë.
Bavarezët janë favoritë për të arkëtuar pikë të plota në këtë sfidë kur kihet parasysh potenciali dhe historia e klubit gjerman.
Trajneri i skuadrës vendase, Rui Vitoria, do të përpiqet të ndërtojë strategji për ta ndalur ekipin e fuqishëm të Niko Kovacit.
Formacioni startues i Benficas: Vlachodimos; Andre Almeida, Ruben Dias, Jardel, Grimaldo; Gedson, Fejsa, Pizzi; Salvio, Seferovic, Cervi.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është zhvilluar ndërmjet Ajaxit dhe AEK-ut të Athinës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































