Pas emrit Holman Moody Heritage Edition fshihet edicioni i fundit i modelit GT, me të cilin Ford edhe një herë na rikujton vitin 1966 kur në garën 24 orë Le Mans u ndërpre dominimi i Ferrari.

Ford gjatë dy gjeneratave të modelit GT, ka prezantuar tetë edicione të veçanta të veturës sportive. Me edicionin e fundit dhe njëherit të nëntin, fshihet pas emrit Holman Moody Heritage Edition – pra bëhet fjalë për kompaninë amerikane që kanë bërë ndryshime në Ford GT40 Mk.II, transmeton Telegrafi.


I lyer me ngjyrat origjinal, Ford do ta prezantojë Holman Moody Heritage Edition në panairin e veturave në New York që do të fillojë më 15 prill, e shoqëri do t’i bëjë njësia origjinale e veturës garuese që shërbeu si inspirim për edicionin e nëntë të Le Mans.

Në Ford nuk kanë zbuluar sesa njësi do të prodhohen, por dihet se nuk do të jenë shumë, pasi prodhimi i deritanishëm në Le Mans që u vazhduar në gjeneratën e dytë të modelit GT nuk e ka tejkaluar numrin 50. /Telegrafi/

1 122

2 26

3 21

4 17

5 16

6 12

7 8

8 9

9 8

10 7