Ford dhe SK investojnë mbi 825 milionë euro në objektin e prodhimit të baterive në Kanada

Në deklaratën e fundit për shtyp, Ford prezantoi projektin e ri ambicioz me prodhuesin jug-korean të baterive SK, dhe me EcoPro, gjithashtu një firmë me bazë në Korenë e Jugut, e cila fokusohet në bateritë dhe gjithashtu studimin dhe zhvillimin e veturave elektrike.
Të tre kompanitë kanë nisur ndërtimin e një fabrike të re të katodave të baterive në Quebec të Kanadasë.
Fabrika kërkon një investim të madh prej 825 milionë eurove, dhe shtrihet në një hapësirë prej 280 mijë metra katror me një ndërtesë 6 katëshe ku do punësojë rreth 345 punëtorë – nga stafi i shitjes e deri tek inxhinierët, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.
Vendndodhja e saj është në të ashtuquajturën “lugina e baterive” në Quebec, pasi në zonë gjenden edhe fabrika të tjera që lidhen me bateri.
Është mjaft interesant fakti që kjo nuk është fabrika e vetme e baterive nga Ford dhe SK, pasi ata tashmë kanë njoftuar se do ndërtojnë ose veçse kanë ndërtuar objekte të tjera në SHBA.
Fabrika do të fillojë prodhimin e katodave të Nikel Kobalt Manganit (NCM) me cilësi të lartë për bateritë e rikarikueshme të veturave elektrike dhe falë teknologjisë së gradientit të bërthamës bazë (CSG) të EcoPro, treshja beson se ka një avantazh ndaj konkurrentëve ekzistues.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, prodhimi duhet të fillojë diku në vitin 2026 dhe planifikon të prodhojë 45,000 ton CAM në vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Volvo më i shitur në një edicion të ri

Si do të duken modelet e ardhshme elektrike të Mercedes?

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit