Forcat ukrainase kanë shkatërruar një makinë që transportonte trupa ruse në qendër të qytetit pjesërisht të pushtuar të Myrnohrad në rajonin e Donetskut, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur katër të tjerë.

"Një makinë që transportonte pushtues është shkatërruar në qendër të Myrnohrad nga operatorët e dronëve nga Brigada e 79-të", thuhet nw kumtesën e ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.


Korpusi raportoi se pesë ushtarë rusë kishin tentuar të hynin në qendër të qytetit me makinë, duke përfituar nga kushtet e këqija të motit.

Ata u vunë re nga zbulimi ajror ukrainas dhe koordinatat iu kaluan operatorëve të dronëve.

"Rezultati: një pushtues është zhdukur dhe katër janë plagosur. Mjeti është shkatërruar", shtoi ushtria ukrainase.

Ata gjithashtu theksuan se situata operative në Myrnohrad mbetet e vështirë, pasi rusët po përpiqen të fitojnë një pikëmbështetje në qendër të qytetit, ku po vazhdojnë luftimet me armë të vogla.

Trupat ruse po përdorin grupe të vogla këmbësorie dhe automjete të lehta për të depërtuar shpejt më thellë në qytet.

Pavarësisht kësaj, luftëtarët e Brigadës së 79-të vazhdojnë operacionet e kërkim-shkatërrimit në Myrnohrad dhe rrethinat e tij. /Telegrafi/