LAJMI I FUNDIT:

Forcat e qeverisë në Libi e kanë marrë kontrollin mbi qytetin strategjik Bani Walid

Forcat e qeverisë në Libi e kanë marrë kontrollin mbi qytetin strategjik Bani Walid

Ushtria e Haftar po vuan një tjetër disfatë, pasi qeveria në Libi e pranuar nga Kombet e Bashkuara, e ka vënë kontrollin mbi një tjetër qytet të rëndësishëm.

Qeveria Kombëtare e Libisë, e ka rikthyer kontrollin mbi qytetin strategjik Bani Walid që ndodhet në veriperëndim, nga forcat e komandantit ushtarak Khalifa Haftar, transmeton Telegrafi.

Zhvillimi i fundit vjen një ditë pasi qeveria e njohur nga Kombet e Bashkuara mori qytetin Tarhuna, bastionin e fundit të Haftarit në veri-perëndim të Libisë, të cilin e përdorte si bazën kryesore kundër kryeqytetit, Tripoli.


Disfata e ditës së djeshme, është një goditje e fortë për ushtrinë e Haftarit, që për 14 muaj po përpiqet të hyjë në kryeqytet.

“Forcat e qeverisë hynë në qytet pa luftuar për shkak të bashkëpunimit të këshillit të pleqve, kryetarit të qytetit dhe civilëve me forcat qeveritare”, thuhet në raportin e Al Jazeera.

Ky raport thekson se ushtria e Haftarit, u largua nga qyteti para se forcat qeveritare të afroheshin në kufijtë veriorë të qytetit.

Shënjestër e qeverisë tani është Sirte, qyteti i lindjes së ish-diktatorit Muammar Gaddafi, ndërsa ka njoftuar për një ofensivë të re për të marrë qytetin, duke vendosur përforcime rreth zonës së Abu Grein.

“Lëvizja ushtarake në qytetin e Sirte, erdhi pasi bisedimet paqësore për të dorëzuar qytetin dështuan. Ka raporte se forcat ajrore të qeverisë në Abu Grein, shënjestruan automjetet e furnizuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe për forcat e Haftari”, thuhet në raport.

Gjatë muajit mars, qeveria atje nisi “Operacionin Stuhia e Paqes” për t’ju kundërvënë sulmeve mbi kryeqytet dhe rishtazi rifitoi zona strategjike, përfshirë bazën ajrore al-Watiya. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori