LAJMI I FUNDIT:

Forcat Ajrore shpëtojnë foshnjën dhe familjen e saj në Burrel (Video)

Forcat Ajrore shpëtojnë foshnjën dhe familjen e saj në Burrel (Video)

Forcat e Armatosura vijojnë me intensitet të lartë ndërhyrjen në të gjithë vendin, në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytja për evakuimin dhe shpëtimin e tyre.

Sot pasdite, përfundoi me sukses të plotë operacioni i kërkim-shpëtimit në Burrel me helikopterin “Cougar” me gjashtë persona në bord.


Efektivët e Forcës Ajrore kanë mundur të shpëtojnë familjen Gjetani në fshatin Lis në Burrel, përkatësisht një grua shtatzënë (Nertila Gjetani) dhe fëmijën tjetër të saj, vajzën tre vjeçe. Bashkëshorti i saj dhe të dy prindërit e tij nuk kanë pranuar të evakuohen nga banesa, me gjithë insistimin e ushtarakëve në këtë operacion.

Aktualisht FA po bëjnë evakuimin e familjeve me probleme në zonën e Fushë Krujës, ku janë aktivizuar 20 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motorbarka shpëtimi.

Në Tiranë, në zonën e Urës së Babrusë po punojnë 10 trupa, mjete dhe motorbarka shpëtimi.

Ndërhyrje ka dhe tek Pallati me Shigjeta me 10 forca, motopompa dhe mjete të tjera shpëtimi, si dhe në zonën e “City Park” me 10 forca dhe mjete zjarrfikëse.

Ndërkohë që në qarkun e Lezhës Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit me mbi 50 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompa, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 500 thasë me rërë.

Efektivët e FA janë të pranishme dhe të gatshme për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, ku lind nevoja për operacione kërkim-shpëtimi në këtë situatë përmbytjeje nga shirat e shumta.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë ju bëjnë apel të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i përgjigjen nevojës dhe mbështetjes për lëvizjen e tyre në mënyrë që të shamngin humbjen e jetëve njerëzore.


Helikopteri 45 minuta ne ajer per te shpetuar… by news-al

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori