LAJMI I FUNDIT:

Forca Strategjike Rezervë e KFOR-it largohet nga Kosova

Forca Strategjike Rezervë e KFOR-it largohet nga Kosova

Forca Strategjike Rezervë (SRF) e KFOR-it, e dërguar nga Mbretëria e Bashkuar, do të tërhiqet nga Kosova pas përfundimit të një misioni 45-ditor që ka mbështetur përpjekjet e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë banorët e Kosovës.

Ky mision ka përfshirë Forca Strategjike Rezervë të KFOR-it dhe Forcën Rezervë Aleate (ARF), dhe ka përmbushur një gamë të gjerë detyrash, si patrullime rutinë dhe misione zbulimi, disa prej të cilave u zhvilluan përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.


KFOR-i njofton se me fillimin e tërheqjes, parashikohet rritje e lëvizjeve të automjeteve dhe pajisjeve ushtarake në rrugët kryesore tranzite të Kosovës.

“KFOR shpreh falënderime për mirëkuptimin e komuniteteve dhe do të bëjë gjithçka të mundshme për të minimizuar çdo ndikim të mundshëm në jetën e tyre të përditshme. Këto lëvizje janë të domosdoshme për një tërheqje të sigurt dhe të rregullt të forcave tona”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Drejtuesit e misionit të KFOR-it shprehin mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcës Strategjike Rezervë gjatë këtij misioni, që ka forcuar mandatin paqeruajtës të NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori