LAJMI I FUNDIT:

Fonseca me akuza të rënda pas humbjes: Kishim gjyqtarin kundër nesh

Fonseca me akuza të rënda pas humbjes: Kishim gjyqtarin kundër nesh

Milani ka mbetur pa fitore dhe pa pikë në Ligën e Kampionëve edhe pas dy xhirove të para.

Rossonerët janë mposhtur në udhëtim te Bayer Leverkusen 1-0, derisa Paulo Fonseca ka mbetur i kënaqur me lojën e treguar nga skuadra.

“Ndeshja që e kam shijuar shumicën e sezonit që kur kam qenë këtu. Kryesisht në pjesën e dytë luajtëm një ndeshje fantastike, krijuam shumë dhe nuk ishte e lehtë kundër një ekipi si Leverkuseni. Jemi të trishtuar, të zhgënjyer, por duhet të jemi të ekuilibruar dhe të kuptojmë se çfarë bëmë dhe unë jam i kënaqur jo me rezultatin, por me guximin dhe mënyrën e lojës”, tha Fonseca.


Ndeshje me raste, por vendos vetëm një gol – Bayer Leverkusen lë Milanin pa fitore
Lexo po ashtu Ndeshje me raste, por vendos vetëm një gol – Bayer Leverkusen lë Milanin pa fitore

Milani kishte kritika për një penallti të pa dhënë, derisa trajneri portugez tha se kishin gjyqtarin kundër.

“Për mua gjëja e çuditshme është se VAR nuk ndërhyri. Për mua ishte penallti ajo ndërhyrje. Gjyqtarët as nuk e panë situatën. Por ndjeva gjatë ndeshjes që gjyqtari nuk kishte dyshime për të dalë kundër nesh”.

Notat e lojtarëve, Bayer Leverkusen 1-0 Milan: Vlerësimi për Xhakën dhe të tjerët
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Bayer Leverkusen 1-0 Milan: Vlerësimi për Xhakën dhe të tjerët

“Më pëlqen të flasim për gjyqtarët, nuk dua të jetë justifikim, por i ndjejmë këto gjëra”.

“Mendoj se Leverkuseni ka një lojë shumë të fortë pozicionale. Në pjesën e parë ishte shumë e vështirë, u mbyllëm disi hapësirat, por më pas ata krijuan probleme me kombinimet në korridorin e djathtë. Ishte e vështirë, por në vështirësi u mbrojtëm mirë”, deklaroi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

La Liga
Kalo në kategori