LAJMI I FUNDIT:

Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni ishte objektiv i një sulmi kibernetik

Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni ishte objektiv i një sulmi kibernetik

Sistemi i Fondit të Sigurimit Shëndetësor ishte objektiv i një sulmi kibernetik. Pas tre ditësh, institucioni vendosi të pranojë se në fakt sistemi ka një problem teknik dhe një pjesë e serverëve nuk funksionojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Aktualisht FSSH po merret me një sulm kibernetik, i cili shkakton mosfunksionim në një pjesë të sistemeve të IT. Një ekip ekspertësh punon 24/7 për t’u përballur me sfidat dhe për t’i hequr ato sa më shpejt të jetë e mundur.


Përparësi i jepet rikthimit në funksionim të sistemit të pagesës së pushimit mjekësor, lejes së lehonisë dhe rimbursimet, ndërsa FSSH tashmë ka lëshuar udhëzime për shërbimet rajonale për zgjidhjet me të cilat qytetarët do të ushtrojnë aktualisht të drejtat e tyre”, thonë nga FSSH.

“Makfax” ka kërkuar nga Fondi listën e shërbimeve që aktualisht nuk janë në dispozicion për përdoruesit për shkak të rënies së sistemit. Nga atje, në vend të listës, Fondi ka dërguar një deklaratë, pa asnjë detaj. Ky institucion nuk tregon nëse lista e të dhënave personale të qindra mijëra të siguruarve ka përfunduar në duart e hakerëve, si dhe nëse ata janë në rrezik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori