LAJMI I FUNDIT:

Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar premton mbështetje për Kosovën pas pandemisë

Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar premton mbështetje për Kosovën pas pandemisë

Kurti priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, Abdulhamid Alkhalifa.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, Abdulhamid Alkhalifa.

Në takim u bisedua për reperkusionet ekonomike që po pësojnë vendet dhe popujt si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.


Kryeministri Kurti tregoi masat e menjëhershme që ka ndërmarrë qeveria për të zbutur pasojat e inflacionit të lartë dhe për të mbrojtur mirëqenien e qytetarëve.

Ndërkohë që po punojmë për reformat strukturale afatgjata, të nevojshme për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm, shtoi ai.

Kryeministri u shpreh mirënjohës për angazhimin e përgjithshëm të OFID në Kosovë dhe në veçanti për përkrahjen në promovimin e reformave afatgjata dhe financimin e politikave për zhvillim edhe nëpërmjet një marrëveshjeje që u nënshkrua sot me Ministrinë e Financave, Transfereve dhe Punës.

Marrëveshja mbështetë prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik.

Marrëveshja me OPEC vjen si vazhdimësi e reformave të përgatitura me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financat Publike dhe Rritjen e Qëndrueshme.

Drejtori Alkhalifa vlerësoi partneritetin me Qeverinë e Kosovës dhe theksoi se programi synon të mbështesë rimëkëmbjen pas pandemisë, zhvillimin e sektorit privat, si dhe promovimin e tranzicionit në një ekonomi të gjelbër e në përputhje me objektivat e zhvillimit afatgjatë të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati, shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm të OFID, Fuad Albassam dhe znj. Fatma Elzahra Elshati, menaxhere e operacioneve të sektorit publik në OFID./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori