Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) nënshkroi marrëveshjet e para të garancisë për Dritaren Agro me ProCredit Bank dhe Bankën për Biznes.
Dritarja Agro është një linjë e re garantuese e cila është financuar në tërësi nga Qeveria Gjermane, me ndërmjetësim të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe që ka për qëllim mbështetjen e agrobizneseve përmes rritjes së kredidhënies në sektorin e bujqësisë.
Kjo linjë garantuese që do të operojë në kuadër të FKGK-së në periudhën katërvjeçare, falë mbështetjes së KfW-së do të ofrohet me kushte më të favorshme për garancitë kreditore në sektorin e Bujqësisë. Linja garantuese njëheri do të ju mundësojë bankave të përfitojnë më shumë siguri kolaterali për kreditë e lëshuara për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) të cilat operojnë si hallkë e zinxhirit ne sektorin e Bujqësisë.
Gjatë këtyre organizimeve, u diskutua po ashtu rreth rëndësisë së linjës së re si dhe marrëveshjes së re të garancisë drejt zgjerimit të kredidhënies duke ofruar kështu qasje më të lehtë në financa për NMVM-të me fokus në sektorin e Bujqësisë, si një ndër sektorët më të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës dhe në krijimin e vlerës së shtuar në ekonomi.
Ceremonitë e nënshkrimit u mbajtën në zyrat e FKGK-së, ndërsa prezent ishin përfaqësues të Ambasadës Gjermane, KfW-së, USAID-it, Bankave partnere dhe FKGK-së.
Shuma totale e kredive të miratuara nga bankat dhe që janë dorëzuar nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë në 76.3 milionë euro të shpërndara në 1,960 kredi, ndërsa investimet e bëra me këto kredi premtojnë mbi 2800 vende të reja pune.
Cila është procedura për të përfituar nga ai? Bizneset aplikojnë për kredi në bankë si më parë, duke kaluar të gjitha procedurat e bankës. Nëse vlera e hipotekës/kolateralit të kredimarrësit të ardhshëm nuk është e mjaftueshme, apo kushtet tjera nuk plotësohen, banka mund të vendosë që ta kualifikojë biznesin dhe ta lëshojë atë kredi, duke shfrytëzuar garancinë e FKGK-së. Bizneset nuk mund të aplikojnë tek FKGK-ja që të marrin garancinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
Kryetari i AKK, Ibrahimi: Buxheti për vitin 2025 injoron kostot e kontratave kolektive
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme