LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni ‘’Vjosa’’ shpresë për fëmijët me autizëm në Kosovë

Fondacioni ‘’Vjosa’’ shpresë për fëmijët me autizëm në Kosovë

Fëmijët me ateizëm në Kosovë kanë mungesë të kushteve për trajtim, por është arkitekti kosovar në Finlandë, Lulëzim Behxheti ai që planifikon ndërtimin e një kampusi i cili do të ofrojë mundësi për trajtimin e këtyre fëmijëve. Fondacioni po përkrahet nga organizata të ndryshme botërore dhe ka ambasadorë të ndryshëm përfshirë edhe këngëtaren e famshme shqiptare Rita Ora.

Drin Behluli  është nëntë vjeçar. Ai është diagnostikuar me hiperaktivitet dhe spektër autizmi.
Falë trajtimit të duhur, Drini sot është një nxënës i shkëlqyeshëm dhe një fëmijë i dhënë pas pikturës dhe muzikës.

Fatin e Drinit nuk e kanë shumica e fëmijëve në Kosovë, pasi që nuk ekzistojnë kushtet elementarë për të trajtuar ata. Për ta, ka menduar arkitekti kosovar që jeton në Finlandë, Lulzim Behxheti, i cili ka krijuar fondacionin VJOSA përmes të cilit pritet të ndërtohet kampusi për fëmijët autik.


“Fondacioni Vjosa do të ndërtojë kampusin e parë i cili do të shërbej për trajnimin e fëmijëve në moshë 15 vjet plus. Këta fëmijë do të trajnohen për një jetesë të pavarur nga stafi që do të jetë i shkolluar në bashkëpunim me Finlandën. Kemi një përvojë të mirë në Finland dhe  kjo përvojë të përcillet edhe në Kosovë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Lulzim Behxheti.

Behxheti thotë se fondacioni ka ambasadorë tashmë të njohur dhe se nga koncerti i këngëtares shqiptare Rita Ora i cili parashihet të mbahet në Helsinki të Finlandës do të mblidhet një sasi e madhe e të hollave.

Nga ana tjetër nëna e Drin Behlulit, Qëndresa Sadriu thotë për RTV Dukagjini se fëmijët kosovarë me autizëm kanë shumë nevojë për një kampus të tillë.

“Ai po sjellë diçka që ne në Kosovë nuk e kemi. Për të qenë më të saktë në Kosovë ofrohen terapi të ndryshme por fëmijët tanë i bëjnë në ambiente të njëjta me mosha të njëjta, ndërkohë që mosha madhore nuk po ka hapësirë që të zhvillohet”, deklaroi Qëndresa Sadriu.

Sadriu thotë se nisma e arkitektit kosovarë do të bëjë një kthesë të madhe në jetën e fëmijëve me autizëm në Kosovë. Behxheti së fundmi është ftuar nga Organizata Botërore e Autizmit aty ku është i ftuar në një konferencë për të prezantuar planin për kampusin në Kosovë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Kronika e Zezë
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori