LAJMI I FUNDIT:

“Fondacioni Jahjaga” promovues i paqes e pajtimit në Ballkan

“Fondacioni Jahjaga” promovues i paqes e pajtimit në Ballkan

Në ditën e dytë të “Javës së Gruas” është lansuar Fondacioni Jahjaga, i cili ka për qëllim të sjellë qasje të re në angazhimin dhe përfaqësimin efikas të grave dhe të rinjve në Kosovës. Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e lansimit të këtij Fondacioni tha se Kosova nuk është ajo që është ëndërruar  se do të ndërtohej pas marrjes së shtetësisë.

Sipas saj, vendin e ka kapluar korrupsion, nepotizmi, kurse, arsimi dhe shëndetësia është në nivelit të ulët.


Sipas Jahjagës, vetëm duke investuar në gruan dhe rininë do të mund të fillojë ndryshimi në Kosovë.

Duke folur për kohën sa ishte presidente e Kosovës, ajo tha se Fondacioni i saj synon vazhdimin dhe kultivimin e potencialeve në Kosovë.

“Dua që atë punë të mirë që e nisa si shefe e shtetit ta vazhdojë si një qytetare e vendit. Dua të vazhdojë të jap kontributin tim sado çoftë modest, fondacioni që po e nisi pikërisht sot, fondacioni Jahjaga ka për synim vazhdimin dhe kultivimin e kësaj trashëgimie. Angazhimi im për të drejtat e grave, për njohjen e meritave dhe kontributit të tyre dhe sakrificave dhe vetëmohimit të tyre nuk do të quhej i plotë sikurse unë të mos angazhohesha edhe më tej për kauzat e grave të Kosovës”, tha Jahjaga.

Ish-presidentja e Kosovës,  ka theksuar se gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të nën përfaqësuara në çdo fushë të jetës shoqërore, ndërsa, përmirësimi i pozitës së gruas thotë se duhet të jetë pjesë aktive e angazhimit të të gjithëve.

“Gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të nën përfaqësuara në sektorin ekonomik dhe fuqinë punëtore, përfaqësimin politik dhe pothuajse në çdo fushë tjetër të jetës shoqërore, e megjithatë janë vajzat dhe gratë që po na demonstrojnë çdo ditë që ato janë lidere të vërteta të këtij vendi ato po e bëjnë ndryshimin prandaj përmirësimi i pozitës së pozitës së grave në shoqërinë kosovare dhe avancimi i të drejtave të tyre duhet të jetë pjesë e angazhimit tonë aktiv dhe në shoqëri”, tha ajo.

Drejtori i Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë, George C.Marshall ka thënë se se krahas progresit si shtet, Kosova ende ballafaqohet me korrupsion, papunësi dhe mungesë të mundësive për gratë dhe të rinjtë.

Sipas tij, siguria në Ballkanin Perëndimor nuk mund të arrihet pa përfshirjen e grave, të rinjve dhe pakicave.

Dayton tha se Fondacioni Jahjaga do të jetë një promovues i paqes dhe stabilitetit dhe pajtimit në mesin e fqinjëve në Ballkan.

“Me lansimin e këtij fondacioni unë besoj se ky vizion mund të realizohet. Unë besoj se siguria, prosperiteti në Ballkanin Perëndimor nuk mund të arrihet pa përfshirjen e gruas, të rinjve të pakicave. Unë besoj se iu duhet të adresoni në mënyrë serioze sfidat e brendshme dhe të jashtme të sigurisë, të trajtoni çështjen e korrupsionit dhe besoj se pajtimi jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin  e Ballkanit, eventualisht edhe përtej kësaj mund të ndodh që Kosova përmes fondacionit Jahjaga mund ta udhëheqë këtë “, tha ai.

Përgëzime për fondacionin Jahjaga shprehu përmes një videomesazhi edhe presidentja e Republikës së Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, e cila tha se krijimi i këtij fondacioni do jetë zë i fuqishëm për zhvillimin e Kosovës.

Sipas saj, fuqizimi i grave dhe i të rinjve është mënyra më e mirë për t’i adresuar pabarazitë.

“Krijimi i këtij fondacioni do të fuqizoj vendin tuaj dhe do të jetë zë i fuqishëm për zhvillim e Kosovës dhe rajonit, më kanë informuar dhe fondacioni juaj do të mbështet proceset e zhvillimit të qëndrueshëm duke fuqizuar gratë dhe të rinjtë kjo është mënyra më konstruktive për të adresuar pabarazitë dhe një proces për të promovuar paqen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Unë me të vërtet besoj se lidershipi i grave për të mbështetur zhvillim demokratik të Kosovës pas luftës do të ndihmoj në krijimin e paqes dhe do jetë një strategji afatgjate për zhvillim socioekonomik”, tha Preca.

Ndryshe, edicioni i “Javës së Gruas” ka nisur dje, ndërsa do të zgjasë deri më 23 mars 2018, dhe përgjatë këtyre ditëve do të diskutohet për temat të ndryshme siç janë integriteti i partive, transparenca e qeverisë, korrupsioni, ekstremizmi radikal, integrimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, të drejtat pronësore etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori