LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni Bill&Melinda Gates shiti të gjitha aksionet në Apple dhe Twitter, pak para se çifti të shpallte divorcin

Fondacioni Bill&Melinda Gates shiti të gjitha aksionet në Apple dhe Twitter, pak para se çifti të shpallte divorcin

Pak javë para se Bill dhe Melinda Gates të njoftonin divorcin e tyre në fillim të majit, fondacioni që mbante emrat e tyre shiti aksione me vlerë qindra miliona dollarë në Apple dhe Twitter.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, regjistrimet e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit nga Fondacioni Bill&Melinda Gates, kanë zbuluar se fondacioni kishte shitur të gjitha aksionet e tij në Apple dhe Twitter që nga fundi i marsit.

Që nga njoftimi i divorcit, rreth 4 miliardë dollarë në stok janë transferuar nga Bill në Melinda.

Bill është një nga njerëzit më të pasur në botë, me një vlerë neto të vlerësuar në rreth 146 miliardë dollarë.

Bill dhe Melinda thuhet se nuk kanë një marrëveshje para martese dhe po mbështeten në një “kontratë ndarjeje” për të ndarë pasuritë.

Një marrëveshje paramartesore krijon një marrëveshje kontraktuale në rast të një divorci, por një kontratë ndarje është më pak zyrtare – është një marrëveshje ligjore që përcakton të drejtat dhe detyrimet e secilës palë, si mbështetja e fëmijës dhe kujdestaria, që nuk përfshin një gjykatë.

Sipas informatave rreth divorcit të çiftit Gates, martesa e tyre ishte “prishur në mënyrë të pakthyeshme” dhe është kërkuar që pasuritë e tyre të ndahen në përputhje me kontratën e ndarjes. /Telegrafi/