Fondacioni “Agim Lluka” sot i ka dhuruar 600 libra bibliotekës “Azem Shkreli”, në Pejë.
Kjo u bë përmes një memorandum bashkëpunimi i cili është nënshkruar ndërmjet Fondacionit “Agim Lluka” dhe bibliotekës “Azem Shkreli” në Pejë.
“Në emër të Agim Llukës janë dhuruar 600 libra për këtë bibliotekë. Në gjithë këtë ngjarje pati shumë të ftuar, familjarë, prirës institucional. Dashamirë të librit u mblodhën në një vend. Një nga një librat po futen në raft. Bibliotekistët e ‘Azem Shkrel-it’, në Pejë po palosin 600 libra më shumë në raftet e kësaj biblioteke”, thuhet në njoftim.
Drejtoresha e fondacionit, Lemane Lluka tregoi që shpërndarja e librave do të vazhdoj të bëhet edhe në biblioteka të tjera të vendit me të vetmin qëllim, nxitjen e leximit.
“Po e shpalosim aktivitetin tonë të parë të fondacionit ‘Agim Lluka’ fondacion ky që ka për synim pasurimin e bibliotekave të Kosovës me larishmëri librash. Sot kam nderin që para juve të shpalos logon e fondacionit tonë e cila do të na përcjell gjatë gjithë rrugëtimit tonë”, ka thënë Lluka.
Ndërsa, vajza e Agim Llukës, Arba Lluka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “me 15 shtator, në ditën e lindjes së babait tonë, kemi shpalosur aktivitetin e parë të Fondacionit ‘Agim Lluka’. Fondacion ky që si projekte kyqe do të ketë pasurimin e bibliotekave të qyteteve të Kosovës me literaturë të përzgjedhur si dhe përkrahjen e të rinjëve në avancimin e tyre profesional”.
“Njeriu jeton, dhe punon për të lënë vepra të vlefshme pas tij, ashtu bëri edhe babi im. Njeri punëtor, i edukuar, i qetë, e fjalëpak, la shumë pas vete, la vepra e punë të cilat flasin për njeriun që ishte ai”
“Gjatë jetës sime kam mësuar shumë nga ai, kam mësuar se vullneti, pozitiviteti, puna dhe përkushtimi për familje janë formësiumi i një njeriu shembull, ashtu siç ishte edhe Babi im. Ai jo vetëm për neve si prind, por për të rinjët në përgjithësi ishte gjithmonë një krah mbështetje. Andaj ne, pasardhësit e tij do t’ia vazhdojmë punën që ai e bëri me shumë përkushtim ndër vite, duke i dhënë frymë mbështetje të rinjëve të vendit tonë, me anë të fondacionit i cili mori frymë me aktivitetin e tij të parë”, ka shkruar Arba Lluka.
Ndërsa, drejtoresha e kësaj bibliotekë, Shengyl Kelmendi Gashi ka falënderuar fondacionin “Agim Lluka”, për dhurimin e 600 librave.
“Ne falënderojmë kryetaren e fondacionit për iniciativën, për bashkëpunimin me bibliotekën e qytetit të Pejës. Biblioteka jonë është mirënjohëse për fondacionin dhe ju urojmë suksese të mëtejme”, është shprehur Kelmendi.
Për ta nderuar figurën e Agim Llukës kishte ardhur edhe i pari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
“Do të na bëjnë krenarë edhe neve edhe Agimin sikur ka pas dëshirë me i ndihmu qytetit dhe sidomos librit edhe bibliotekës së qytetit të Pejës. Kështu që faleminderit për iniciativën, për angazhimin e juaj për me kontribu për Qytetin e Pejës në emër të një njeri që me të vërtetë e ka dashtë këtë qytet siç ka qenë Agim Lluka”, ka potencuar Muhaxheri.
Po ashtu, ai falënderoi fondacionin për shpërndarjen e librave falas.
Ftesën nga familja Lluka e kishte pranuar edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Ai foli për rëndësinë e nxitjes së leximit dhe librit.
“Nuk ka njeri që vjen nga Tirana, nxënës, student, inxhinier, pedagog, politikan që nuk kthehet te Libraria Dukagjini. Me këtë doja të thoja që libri është pjesë përbërëse, dija është pjesë përbërëse e familjes Lluka, e gjithë brezit të Rizait, Agimit, Ekremit e të gjithë Llukave që kontribuojnë për zhvillimin, përparimin edhe përhapjen sa më të gjerë të librit”, ka theksuar Minxhozi.
Fondacioni “Agim Lluka” është krijuar në nder të emrit të Agim Llukës.
Ndryshe, roli i Agim Llukës mbetet i madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën Dukagjini në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të institucioneve të Kosovës. Agim Lluka ndërroi jetë vitin e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe