Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është deklaruar për media para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë ndaj Rumanisë dhe Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.
Fillimisht Kosova do të jetë nikoqir i Rumanisë në ‘Fadil Vokrri’ më datë 6 shtator ndërsa tri ditë më vonë (9 shtator) do të luajë në udhëtim ndaj Qipros.
Në konferencën për media, Foda ka thënë se ekipi i Kosovës është në një formë jashtëzakonisht të mirë dhe se janë të motivuar për të arritur fitoren.
“Tanimë i kemi përfunduar miqësoret dhe po përgatitemi për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Të gjithë lojtarët janë në formë jashtëzakonisht të mirë. Për ndeshjen e parë në shtëpi jemi shumë të motivuar dhe të lumtur, prandaj do të bëjmë gjithçka që kundër Rumanisë të arrijmë fitore”, ka thënë fillimisht Foda.
Tutje, tekniku gjerman është shprehur i lumtur për faktin se në këto dy ndeshje do të ketë më shumë opsione për të zgjedhur në krahasim me ndeshjet e kaluara.
“Është jashtëzakonisht e mirë kur ke kaq shumë lojtarë në formë dhe ke mundësi të zgjedhësh. Në ndeshjet e kaluara nuk kemi shënuar aq shumë gola, por tani kemi në dispozicion lojtarë si Muriqi, Rrahmani, Zhegrova dhe Asllani. Ata kanë shënuar me skuadrat e tyre dhe shpresojmë që të shënojnë edhe me kombëtaren”, deklaroi ai.
Për fund, 58-vjeçari tha se qëllimi i tyre kryesor është që të fitojnë ndeshjen e parë dhe të renditen si lider në grup.
“Nuk e kemi si qëllim vetëm të jemi favorit, qëllimi më i rëndësishëm për ne është që ta fitojmë ndeshjen e parë. Sigurisht se objektivi ynë është të jemi favorit, t’i fitojmë ndeshjet dhe të jemi të parët në grup”, përfundoi timonieri i Kosovës.
Kujtojmë se përveç Rumanisë dhe Qipros, në grupin ku bën pjesë Kosova gjendet edhe Lituania./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

Manaj humb ndjenjat në fushë, largohet me ambulancë nga fusha

Bayerni vendos për shitjen e një ylli për të financuar transferimin e Florian Wirtz

Magomed Ankalaev kampion i ri në UFC, mposht Alex Pereiran

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja