LAJMI I FUNDIT:

FMN vazhdon ta mbështes ATK

FMN vazhdon ta mbështes ATK

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vazhdimësi ka mbështetur proceset e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), edhe këtë herë në mënyrë që të përmirësohet edhe më shumë përmbushja e obligimeve tatimore, ky mision i ka ofruar asistencë teknike ATK-së.

Qëllimi i misionit është ofrimi i këshillave në drejtim të zhvillimit të procedurave për trajtimin e mosdeklaruesve dhe borxhit tatimor.

Po ashtu, vlen të theksohet se ky mision është vazhdimësi e tri misioneve tjera, ku do të diskutohet edhe për progresin e arritur në zbatimin e rekomandimeve paraprake. /Telegrafi/