Ministri i Financave, Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Bali të Indonezisë, sot ka zhvilluar takim bilateral me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, me të cilin diskutoi për të arriturat e deritanishme në fushën e financave, si dhe për sfidat që i ka Kosova në rrugën e saj përpara në këtë fushë.
Me këtë rast, ministri Hamza e njoftoi zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN Zhang, për zhvillimet pozitive në Kosovë, me hapat që janë ndërmarrë për të ruajtur stabilitetin makro fiskal, performancën e mirë të të hyrave të përgjithshme për Buxhetin e shtetit, për menaxhimin e mirë të borxhit publik në raport me BPV-në, si dhe gjendjen e mirë të deficitit dhe bilancit bankar.
Hamza gjithashtu e informoi Zhang edhe me reformat të cilat janë ndërmarr gjatë këtij mandati në Ministrinë e Financave me theks të veçantë në politika fiskale, duke filluar nga lirimet e ndryshme tatimore deri tek hartimi i plotë i legjislacionit tatimor për ta nxitur sektorin privat për të qenë bartës i zhvillimit ekonomik në Kosovë e që është edhe objektiv strategjik i Ministrisë së Financave.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për përgatitjen e Buxhetit 2019 të Kosovës, ku me këtë rast Hamza e siguroi Zhang se “ky Buxhet do të jetë një buxhet i qëndrueshëm, një buxhet i cili adreson kërkesat dhe nevojat e shtetit dhe qytetarëve të saj dhe çka është më e rëndësishme do të jetë buxhet i zhvillimit ekonomik”.
Ndërsa, zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së, Tao Zhang, falënderoj ministrin Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe e përgëzoj për zhvillimet pozitive në Kosovë, me theks të veçantë për stabilitetin makrofiskal dhe stabilizimin e borxhit publik në raport me BPV-në, që sipas tij është sinjal shumë i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjitha palët tjera të interesit.
Zëvendësdrejtori i FMN-së Zhang, duke vlerësuar lartë punën e shkëlqyeshme në zbatimin e reformave fiskale të cilat po japin rezultate pozitive në sektorin privat, ai së bashku me stafin e tij i ofroj ministrit Hamza të gjitha mundësitë e asistencës teknike për implementimin sa më të mirë të këtyre reformave.
Me këtë rast, Hamza dhe Zhang u pajtuan se pa një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të vendit edhe buxheti i shtetit nuk mund të jetë i plotë.
Ministri Hamza gjatë ditës së sotme do të zhvilloj takime edhe me zyrtarët tjerë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke përfshirë drejtorin e Departamentit për Evropë, Paul Thomsen dhe drejtoreshën Ekzekutive në Konstituencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Michaela Erbenova. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur